O projekt - Kape valën e pastër

"Kape valën e pastër" është iniciativë ekologjike, të cilën kompania Coca-Cola HBC Mali i Zi realizon me qëllim të selektimit, grumbullimit dhe riciklimit të ambalazheve të hedhura nëpër plazhe gjatë sezonit të verës. Në mënyrë indirekte, rezultat i aktiviteteve të projektit janë plazhet më të pastra, deti më i pastër dhe një ekosistem i mbrojtur detar.


Pas dy viteve të realizimit në Budva, këtë vit projekti do të realizohet në territorin e komunës së
opštine Ulqinit.

"Kape valën e pastër”,për të tretin vit me radhë, bashkon partnerët nga të gjithë sektorët: sektori publik, institucionet vendore, OJQ-të dhe sektori i korporatave. Partnerët institucionalë në këtë projekt janë Ministria e Ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, Agjencia për mbrojtjen e mjedisit, Komuna e Ulqinit, NP Shërbimet Komunale Ulqin dhe Lëvizja Ekologjike Ozon.


Si e realizojmë „Kape valën e pastër”?
limenki
Gjatë stinës së verës, në ambientet afariste në Ulqin do të ketë “ishuj” të markës speciale të riciklimit me kontejnerë për ndarjen selektive të plastikës, kanaqeve dhe qelqit. Mbeturinat e selektuara në këtë mënyrë nuk do të përzihen me mbeturinat tjera komunale, por do të transportohen veçmas, do të maten dhe do të dërgohen për riciklim. Në këtë mënyrë do të kompletohet sistemi i menaxhimit të mbeturinave të ambalazhimit.


“Ishujt” e riciklimit do të jenë të dallueshëm, përveç me kontejnerë të veçantë për mbeturina edhe me direkët „Kape valën e pastër”.

Pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edukimi i turistëve dhe vizitorëve për rëndësinë e riciklimit. Për edukim do të jenë të angazhuara ekipet e posaçme promovuese, të cilat do të vizitojnë ambientet ku zbatohet projekti dhe përmes aktiviteteve interesante do të inkurajojnë vizitorët të kontribuojnë për plazhe më të pastra, reduktim të mbeturinave detare dhe riciklim, me një veprim të thjeshtë që zgjat më pak se 30 sekonda.

Si mund të përfshiheni në projekt dhe pse?
Mbeturinat janë problem për të gjithë ne dhe prandaj të gjithë duhet të jemi pjesë e zgjidhjes, sepse çdo veprim për natyrën është i rëndësishëm.s

Nëse jeni përfaqësues i një ndërmarrje/objekti hotelier dhe dëshironi të jeni pjesë e projektit - na kontaktoni.

Nëse do të zgjedhni Ulqinin për pushime këtë verë, kërkoni "ishujt" e riciklimit -Kape valën e pastër- dhe hidhni paketimet e përdorura prej plastike, alumini dhe qelqi në koshin e shënuar.